Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria bëhet, na ra për hise të bëjmë rrugëtimin në Bashkimin Evropian


Kryeministri Rama tha se Shqipëria bëhet dhe se shqiptarët e sotëm duhet dhe mund ta bëjnë atë.

Duke folur para kryeministrisë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së kreu i qeverisë tha se rrugëtimi i nisur bëhet drejt paqes e lirisë për të bërë Shqipërinë vendin që meritojnë fëmijët.

Po kështu ai kërkoi ndjesë për gabimet e bëra prej tij duke theksuar se ato nuk kanë ardhur për të përfituar në kurriz të të tjerëve.

“Shqipëria bëhet, ne shqiptarët e sotëm duhet dhe mund ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise mbi dheun tonë na dha një mundësi të artë që të tjerët nuk e patën, rrugëtimin në Bashkimin Evropian. I cili është një rrugëtim drejt lirisë dhe jo robërisë, drejt paqes jo drejt luftës. Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë që të bëjmë shtetin e parë që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj sot të gjithë Shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi. Ju kërkoj ndjesë për gabimet e mia, pasi asnjë prej tyre nuk është një gabim për të përfituar në kurriz të të tjerëve.” – tha Rama.