Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i pajetë i bariut në Gjirokastër, dyshohet se u rrëzua nga mali


Është gjetur në Gjirokastër trupi i pajetë i një 52-vjeçari me iniciale A.Ç.

Viktima ishte banues në Peshkopi ndërsa punonte si bari.

Sipas policisë, ai është gjetur në malin e fshatit Derviçan ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes së tij është rrëzimi aksidental në një zonë me shkëmbinj.

Njoftimi

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.”