Vendosni fjalën kyçe....

De Ligt mbërrin në Munich, do kompletojë transferimin te Bayern


Matthijs de Ligt ka mbërritur në Munih për të kompletuar transferimin e tij te Bayerni.

Gazetari gjerman, Manuel Bonke, ka publikuar pamjet nga momenti kur holandezi ka zbritur në tokën gjermane.

De Ligt është pritur nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic dhe drejtori teknik, Marco Neppe.

22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj do të nënshkruajë me kampionët e Gjermanisë.

Bayerni me Juventusin e mbylli marrëveshjen për transferimin e ish-mbrojtësit të Ajaxit për 70 milionë euro, plus 10 milionë tjera si bonuse.