Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj në garë për postin e Avokatit të Popullit, akuza Kuvendit: Keni shkelur ligjin, 13 prej kandidatëve janë të paligjshëm


Altin Goxhaj është një nga kandidatët në garë për postin e Avokatit të Popullit.

Gjatë prezantimit të tij në Komisionin e Ligjeve përballë përfaqësuesve të PD dhe PS, Goxhaj akuzoi Kuvendin se ka sjellë një listë ku 13 nga 20 emrat e kandidatëve janë të paligjshëm. Po ashtu ai ngriti shqetësimin mbi shpopullimin e vendit.

“Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë. Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit.

 E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe.”-tha Goxhaj.