Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Fushë Krujë, dyshohet se është ndezur qëllimisht


Një zjarr ka rënë në Fushë-Krujë në pjesën e jashtme të fabrikës së Çimentos në Zallë.

Zjarri dyshohet se është vënë nga barinjtë e zonës, ndërsa i favorizuar edhe nga era, ai ka djegur bimësinë përreth.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për të neutralizuar zjarrin.

Aktualisht nuk ka rrezik për nënstacionin elektrik apo objekte te tjera që ndodhen aty pranë.