Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen shtëpitë e barit të grupit shqiptar në Barcelonë, 11 persona në pranga


Policia spanjolle ka zbërthyer një grup kriminal shqiptar të fokusuar në kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në qarqet: Barcelonë, Tarragona dhe Girona.

Siç shkruajnë mediet spanjolle, hetimi filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i dy personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal me 1264 bimë të kultivuara dhe 32 kilogramë kanabis.

Më vonë një shtëpi tjetër u zbulua në El Vendrell, me makineri, por pa produkt dhe ku u arrestuan dy persona të tjerë. Në muajin maj u ndërhy në një shtëpi tjetër në Caldes de Malavella, ku gjetën 122 bimë, dhe 76 kilogramë kanabis. Këtu shtatë persona, u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Të njëmbëdhjetë të arrestuarit po hetohen si autorë të dyshuar të veprës penale të trafikut të drogës, veprimtarisë në grup kriminal dhe vjedhjes së energjisë elektrike, pasi banesat ku u gjet droga ishin të lidhura në mënyrë të paligjshme në rrjetin elektrik.