Vendosni fjalën kyçe....

Si është tallja ndërkombëtare e të ndenjurave?


Nga Klodian Tomorri

Studimi i CDC: Personat e vaksinuar janë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar Covidin.

Studimi izraelit: Ata që e kanë kaluar Covidin në mënyrë natyrale janë 6-13 herë më të mbrojtur nga Covidi se sa ata të vaksinuarit.

Kjo është shkenca at its best. Nejse.

Qeveritë në mbarë botën janë duke e bërë vaksinimin të detyrueshem “from the back door.” Nuk të lënë të hysh në stadium, të shkosh në restorant, të hysh në palestër. Praktikisht do apo nuk do ti, nuk të lënë të marrësh frymë derisa të ta ngulin shiringën. Edhe saksonët që janë partizanët më të mëdhenj të lirisë individuale çeduan, filluan dhe ata këto skemat me detyrim.  

Tani i vetmi rast kur qeveritë janë të përligjura të përdorin forcën kolektive është ai i eksternaliteteve. Qeveria të detyron ty të bësh diçka, kur ti je duke dëmtuar të tjerët. Tani cili është dëmi që sjellin të pavaksinuarit për të tretët? Janë burim i përhapjes së infeksionit?

Po pse, të vaksinuarit nuk janë burim i përhapjes së infeksionit? Madje ka disa studime që thonë se të vaksinuarit e përhapin më shumë. Mbi çfarë argumenti pra vendoset vaksinimi i detyrueshëm? Ke po mbrojnë qeveritë dhe nga kush po e mbrojnë?

Po mbron qeveria jetën e të pavaksinuarve? Këtu nuk ka eksternalitet pastaj. Po atë që do të vrasë veten si e mbron qeveria, me ça ligji?

Të infektuarit i shkaktojnë barrë financiare sistemit shëndetësor? Po mirë, kjo mund të korrektohet edhe ndryshe. Kushdo që nuk vaksinohet dhe infektohet, mund të detyrohet të paguajë vet koston e mjekimit. Edhe kjo s’do ishte e drejtë, për sa kohë infektohen dhe të vaksinuarit, po nejse.

Por jo. Këta imponojne vaksinim të detyruar. Kjo është politika më e keqe e mundshme. Më e keqja. Qeveria nuk mundet kurrë të marrë vendim për jetën qofte edhe të një individi të vetëm. Jo më të gjithë popullsisë së saj.  Aq më keq vendim mbi evidenca shkencore kontradiktore ose të paplota.