Vendosni fjalën kyçe....

Banditë e të rrezikshëm, dyshohen si pjesëmarrës në vrasjen e policit në Shqipëri, arrestohen dy shtetas shqiptar në Greqi


Kriminelë të rrezikshëm shqiptarë, dy prej të cilëve kishin marrë pjesë në vrasjen e një oficeri policie të vendit fqinj në prill 2017, si dhe të tjerë që janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi, duket se janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar, shkruan media greke Ta Nea.

Në vitin 2017 në Shqipëri u vra oficeri Artan Cuku.

Kjo mësohet se është konstatuar nga një hetim shumëmujor i Prokurorisë së Atikës. Gjatë përleshjes mes të paktën 7-8 shqiptarëve në furrën e bukës e cila dyshohet se bëhej për transaksione të paligjshme, mbetën të plagosur pesë kriminelë të huaj, ndërsa të shtënat u qëlluan para qytetarëve të padyshimtë.

Gjithçka duket se ka nisur, sipas informacioneve të asaj kohe, kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe një irakian kanë mbërritur me një xhip në furrën specifike të Voulas për të blerë produkte të ndryshme. Sipas informacioneve të fundit nuk ka pasur as “pritë vdekjeje” siç është vlerësuar fillimisht dhe nuk rezulton se ka pasur një takim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve penale.

Një shqiptar mes anëtarëve të këtij grupi duket se është zhvendosur në një tavolinë tjetër ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, ndoshta bashkatdhetarë të tij, pa asnjë tension, siç përshkruajnë klientët. Por duket se ky takim ka çuar në një incident verbal dhe më pas një sherr – për një arsye të paqartë – mes të huajve me disa prej shqiptarëve duke nxjerrë armë dhe thika. Të shtënat dhe sulmet me thikë kanë plagosur shqiptarin i cili fillimisht është zhvendosur në tavolinën e dytë dhe disa nga bashkëbiseduesit e tij.

Vrasja e oficerit Artan Cuku

Për vrasjen mbas 20 muajsh po në Greqi u arrestua Bledar Jambelli i dyshuar si porostës i ekzekutimit. Ndërsa si ekzekutues u arrestua Mikel Shallari dhe në kërkim u shpall Kristian Leci.

Jambelli u akuzua si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, ndërsa Leci si ndërmjetës. Ky i fundit është kushëri me ekzekutuesin real, Mikel Shallari, i cili është dënuar me 10 vite për vrasjen, pasi mban statusin e bashkëpunëtorit të policisë.

Artan Cuku (djathas), Bledar Jambelli (majtas)