Vendosni fjalën kyçe....

U hodh nga makina pasi u përplas me shtyllën e ndriçimit, i riu shqiptar në Torino nuk arrin dot të shpëtojë


Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti automobilistik në Itali. Mediet e shtetit fqinj thonë se aksident fatal ndodhi natën e së martës së 12 korriut, në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.

Për arsye ende të paqarta, një makinë “Ford Fiesta” është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe më pas me një pemë.

32-vjeçari shqiptar Olti Hysenaj, i cili ishte banues në Torino, ishte i vetmi që ndodhej në automjet dhe u hodh nga makina në momentin e përplasjes në përpjekje për të shpëtuar. Por fatkeqësisht rrëzimi ka rezultuar fatal për të.

Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët janë përgjegjës për konstatimet dhe konstatimin e dinamikës dhe përgjegjësive të ngjarjes.