Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Gështenja: Inceneratori i Elbasanit ka hapur tender publik për të groposur plehra


Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka denoncuar tenderin e hapur për groposjen e mbeturinave nga inceneratori i Elbasanit.

Sipas tij me një fond prej 170 mln lekësh inceneratori i Elbasanit kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve.

Ndërkohë që mori para për djegien e mbeturinave inceneratori kërkon t’i groposë.

Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra!

Afera e inceneratorëve po gllabëron sërish fonde publike. Inceneratori i Elbasanit, i cili u propogandua gati për punë, për të djegur plehrat, ka hapur tender publik për të groposur plehra.

Me një fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve. Me pak fjalë, u harxhuan dhjetëra miliona euro që plehrat të digjen por inceneratori i është kthyer metodës së mëparshme, me groposje.

Mbi 400 milionë euro gllabëruan pushtetarët me kompani fantazëm nga lekët e shqiptarëve, por duket se vjedhja nuk ka përfunduar ende”-shkruan Gështenja.

Në një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik njoftimi për këtë tender është publikuar në 6 korrik me një fond limit prej 17 mln lekë.

Deputeti ka publikuar edhe foto të shpalljes së tenderit.