Vendosni fjalën kyçe....

Pëson djegie në trup 60-vjeçarja në Korçë, dyshohet se i shpërtheu bombola në banesë


Një 60-vjeçare ka pësuar djegie në trup pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit ndërsa gruaja me iniciale F.Gj, pas shpërthimit të bombolës është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi

“Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”