Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në Romë, tymi shpërndahet kudo


Pasditen e së shtunës, rreth orës 16:50, një zjarr i madh shpërtheu në Romë, përgjatë Viale Palmiro Togliatti, në zonën e parkut Centocelle.

Janë të përfshirë në flakë disa shkatërrues automjetesh. Zjarri është përhapur në bimësi dhe ende nuk është kufizuar. Ekipe të shumta shpëtimi, të paktën njëqind zjarrfikës dhe 50 automjete ishin në vendngjarje, shkruan Il Corriere Dela Sera.

Ndërkohë, disa ndërtesa, veçanërisht pranë zjarrit, janë evakuuar si masë paraprake. Tymi në fakt mbërrin direkt brenda shtëpive pikërisht për shkak të erës së fortë që fshikullon kryeqytetin prej dy ditësh. Një helikopter tashmë po fluturon mbi zonë duke hedhur ujë mbi flakët.

Ekipet e shpëtimit evakuuan qindra njerëz, duke përfshirë banorë dhe tregtarë.