Vendosni fjalën kyçe....

Dy humbje jete, 1001 raste të reja me koronavirus në vend


Dy humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 63-76 vjeç. Që prej shpalljes së pandemisë,

Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3512 humbje jete. Nga 2221 testime ditore të bëra janë gjetur 1001 raste të reja. Në spitale po marrin mjekim 31 pacientë.