Vendosni fjalën kyçe....

Po Jorida Tabaku çfarë mendimi ka për nënë Haxhiren?


Disa të dhëna me evidenca kriminale për inceneratorët, të dala në dritë 24 orët e fundit, përveçse shërbejnë si një provë zjarri për efiçencën e SPAK-ut, ato shërbejnë edhe si një provë e padiskutueshme e dështimit spektakolar të Komisionit për Hetimin e Inceneratorëve.

Ky Komision i cili ka pasur mundësi dhe kapacitete në dispozicion për të pajtuar ekspertët më të mirë, për të kontrolluar çdo shkresë në secilin institucion të vendit, nuk ka mundur dot të zbulojë konspiracionin kriminal ku bosët e inceneratorëve kanë pastruar 30 milionë euro në emër të dy pensionistëve, njëri prej të cilëve në azil.

Por nëse paaftësia e Komisionit apo dështimi në produkt i tij mund të lidhet me amatorizmin dhe mungesën e profesionalizmit të drejtueses Jorida Tabaku, heshtja e kësaj të fundit mbi provat e reja tregon më së paku se ajo është plotësisht e aftë të heqë dorë nga mbrojtja e interesit publik për arsye që lidhen me kalkulimet politike.

Deri dje më datën 4 korrik 2022, Komisioni Hetimor për Inceneratorët ishte një pasarelë ku Jorida Tabaku fitoi disa pikë në imazh. Por pas daljes së provave të reja që asaj i kishin shkarë dhe të cilat ajo i injoron, pasarela të cilën Tabaku e përdori në funksion të imazhit të vet ka gjasa t’i kthehet në bumerang dhe provë absolute të dështimit./Hashtag.al