Vendosni fjalën kyçe....

Nis regjistrimi i fëmijëve në klasat e para e të dhjeta, do bëhet në e-Albania


Nis sot regjistrimi i fëmijëve në klasat e para e të dhjeta që do bëhet për herë të parë nga platforma e-Albania për të gjitha shkollat.

Vitin e shkuar kjomënyrë regjistrimi u përdor në 182 shkolla në vend. Për klasat e para datat e regjistrimit do jenë 4-17 korrik ndërsa për klasat e dhjeta datat e regjistrimit janë 12-24 korrik.

Regjistrimi do bëhet nga çdo prind apo kujdestar ligjor i fëmijëve të cilët pasi do futen në llogarinë e tyre në portal do duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, të përzgjedhë më saktësi njësinë administrative ku bën pjesë, rrugën e shkollën që shfaqet në sistem.