Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton rrëfen kandidatin e preferuar për zgjedhjet e vitit 2024: Ka shumë gjasa për të fituar


Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka njoftuar se presidenti Joe Biden mund të llogarisë mbështetjen e saj për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë nëse ai vendos të kandidojë përsëri në 2024.

“Nëse ai vendos të kandidojë, ai është një president në detyrë.” – i tha Clinton gazetares Yamiche Alcinner të NBC News.

“A do ta mbështesni atë?” – Pyeti Alcindor.

“Unë do të mbështes presidentin tonë në detyrë, sigurisht.” – u përgjigj Clinton, duke shtuar se sipas saj, Biden do ishte personi “me më shumë gjasa për të fituar”.

“Joe Biden mundi Donald Trump në një fitore të madhe dërrmuese në votën popullore. Unë mendoj se kjo thotë shumë.” – Shtoi Clinton.

Biden nuk e ka deklaruar ende zyrtarisht kandidaturën e tij, megjithëse ai dhe këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se ka në plan të kandidojë.

Nga ana e saj, Klinton ka kundërshtuar kategorikisht një kandidaturë të mundshme presidenciale.