Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në bazën bërthamore të NATO-s, laboratori i drogës


Një laborator që prodhon drogën ekstazi (MDMA) është zbuluar në një bazë belge të NATO-s që strehon armë bërthamore, me dy persona të arrestuar lidhur me rastin, thanë prokurorët.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në provincën belge të Limburgut tha se dy personat e arrestuar nuk ishin punonjës të bazës ushtarake të NATO-s dhe u liruan pas marrjes në pyetje.

“Të mërkurën, më 22 qershor 2022, policia lokale e Kempen zbuloi një laborator droge sintetike të vendosur në zonën ushtarake të NATO-s në Peer.” – thanë prokurorët në një deklaratë, raporton gazeta franceze Le Figaro. Prokurorët shtuan se laboratori i drogës “u çmontua nga shërbimet e specializuara të Policisë Federale në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Kriminologjisë (NIÇ) dhe Mbrojtjen Civile”. Sipas Le Figaro, vendndodhja e bazës është një zonë e njohur për trafikantët e drogës, sepse ajo shtrihet midis Antëerpen dhe zonës Ruhr të Gjermanisë.

Baza e “Kleine Brogel është pjesë e një serie bazash të NATO-s në të gjithë Evropën që strehojnë armë bërthamore në pronësi të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, me deputetin belg Samuel Cogolati që pretendon se 10 deri në 20 koka bërthamore ishin ruajtur në bazë në 2019-ën.

Rasti vjen vetëm disa ditë pas një tjetër afere të NATO-s në të cilën qindra ushtarëve britanikë iu mohua vendosja në një mision të NATO-s pas akuzave për orgji në kazermat Merville në Colchester, Essex.

Udhëheqësit e NATO-s mbajtën një samit në Madrid këtë javë ndërsa pushtimi rus dhe lufta në Ukrainë vazhdojnë me luftime që zhvillohen kryesisht në lindje të vendit.

Armët bërthamore mbeten në sfondin e konfliktit, por frika se armë të tilla mund të përdoren ende vazhdojnë pasi retorika ka qenë e tensionuar.