Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia me 53 emigrantët e vdekur në kamion, dëshmia e shoferit: S’e dija që kondicioneri ishte prishur


Shoferi i kamionit ku vdiqën 53 emigrantë nga nxehtësia në Teksas thotë se nuk e dinte që kondicioneri ishte prishur dhe nuk punonte.

Siç shkruan BBC, 45 vjeçari Homero Zamorano u gjet i fshehur në shkurre pranë kamionit të hënën dhe më pas u hoq sikur ishte një prej të mbijetuarve. Ai është një nga katër personat e akuzuar lidhur me ngjarjen tragjike.

Disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital. Viktimat ishin nga Meksika, Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala.

 Zyrtarët meksikanë thonë se Zamorano i cili u gjet në një shkurre pranë kamionit, fillimisht u përpoq të prezantonte veten si një nga të mbijetuarit. Por ai u arrestua kur fotot e kamerave të sigurisë treguan se ai po ngiste kamionin duke kaluar një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo, Teksas.

Zamorano dhe konspiratori i dyshuar Christian Martínez, 28 vjeç, thuhet se i kanë dërguar mesazhe me tekst njëri-tjetrit para dhe pas gjetjes së kamionit.

Martínez dyshohet të ketë thënë se “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar kishte ndaluar së punuari dhe kjo ishte arsyeja pse emigrantët ndërruan jetë”. Dokumentet shtojnë se informatori dhe Martínez ishin duke qëndruar disa metra larg njëri-tjetrit kur u zhvillua biseda.

Viktimat përfshijnë 27 qytetarë meksikanë, si dhe 14 honduranë, shtatë guatemalanë dhe dy salvadoranë. Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA-ve.