Vendosni fjalën kyçe....

Statuja e Bill Clintonit në Prishtinë mbulohet nga glasat e zogjve (FOTOT)


Statuja e ish-presidentit amerikan, Bill Clintonin në Prishtinë është mbuluar nga glasat e zogjve.

Statuja ka përfunduar në këtë gjendje të mjerueshme si shkak i mirëmbajtjes jo të duhur dhe kjo në një kohë kur SHBA festonte 246-vjetorin e Pavarësisë

Një ditë pas festimeve të ambasadës amerikane në Kosovë, gjendjen e kësaj statuje e ka denoncuar përmes fotografive faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira.”- thuhet në tekstin që shoqëron fotot.

Pas këtij denoncimi në rrjetet, duket se bashkia ka vepruar pasi punonjës të Zjarrfikëses janë parë duke e pastruar më në fund statujën e ish-presidentit amerikan që bëri të mundur çlirimin e Kosovës nga Serbia.