Vendosni fjalën kyçe....

“Ky vit ka qenë i mbarë për fermerët!”- Balla në serën e domateve dhe pjeprit në Lushnjë


Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishte sot në Fiershegan të Lushnjës, ku ka parë nga afër serat e fermerit Alfred Hida, i cili kultivon prej vitesh domate, pomodorini dhe pjepër.

Gjatë bisedës me fermerin, Balla tha se ky vit ka qenë i mbarë për fermerët si në prodhim ashtu edhe tek përfitimet që kanë marrë.

“Krahasuar me një vit më parë fermeri këtë vit përveç prodhimit më të madh ka patur edhe të tjera përfitime.

Vlen të përmendim skemën e shpërndarjes së naftës falas për fermerët, e cila u ka ardhur në ndihmë fermerëve për nevojat e bujqësisë duke minimizuar kostot. Gjithashtu rritja e çmimeve ka bërë që fermerët këtë vit të kenë 33% më shumë të ardhura krahasuar kjo me një vit më parë.”- tha Balla gjatë takimit, ku shoqërohej nga kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputeti Bujar Çela. Sipas Ballës, një pjesë e madhe e produkteve të Myzeqesë shkojnë për eksport, përveçse për furnizimin e tregut vendas.