Vendosni fjalën kyçe....

Piloti i Ferrarit fiton “pole position” e parë në karrierë në Formula 1


Carlos Sainz ka fituar “pole position” e tij të parë të  karrierës. Piloti i Ferrarit u pa në formë sot në kualifikueset e Mbretërisë së Bashkuar, duke ia dalë të lejë mbrapa shumë emra të rëndësishëm.

Max Verstappen u përpoq të bënte mirë  por me Red Bullin e tij nuk shkoi më shumë se vendi i dytë. I pozicionuar i 3-ti, Charles Leclerc (Ferrari) zhvilloi paraqitje që mund të konsiderohet pozitive.

Në vendin e shtatë është Fernando Alonso. Gara për Çmimin e Madh të Silverstone do zhvillohet nesër në orën 16:00.