Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj interpelancë me Ramën për ligjin e investimeve strategjike, në mungesë të kryeministrit do e bëjë me Spiropalin


Deputeti i PD-së Shehaj ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me ligjin e investimeve strategjike.

Duke qenë se kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel në Takimin e BE-së, interpelanca do zhvillohet me ministren për Parlamentin, Spiropali.

Pak ditë më parë, deputeti Shehaj njoftoi se PD-ja ka nisur mbledhjen e firmave për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes e ministres së Jashtme Olta Xhaçka të cilën e akuzon se ka shfrytëzuar postin për të përfituar tokë në jug të vendit.