Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja Serbi-Kosovë për energjinë/ Rama: Kjo është rruga e duhur, të tjerat humbje kohe


a

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e marrëveshjes për energjinë në Veri, mes Serbisë dhe Kosovës.

Rama e ka vlerësuar këtë marrëveshje dhe thekson se kjo është rruga e duhur, pasi të tjerat sipas tij janë humbje kohe.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!

Kjo marrëveshje u mirëpriti edhe nga Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi dy delegacionet e dy vendeve arritën dakordësinë për për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.”– shkruan Rama.