Vendosni fjalën kyçe....

“Furnizimi i Greqisë me ujë nga Syri i Kaltër” – Ministria e Turizmit rrëzon lajmet e medieve greke: S’ka asnjë marrëveshje të tillë


Ministria e Turizmit ka reaguar pas artikujve në mediet greke, mbi propozimin e kryetari i Bashkisë së Korfuzit Verior, George Machimaris, për transferimin e ujit nga ‘Syri i Kaltër’ drejt ishullit grek. Një lajm që u denoncua edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Por sipas ministrisë, ky lajm është i pavërtetë pasi nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes dy shteteve për furnizimin e Greqisë me ujë nga Syri i Kaltër.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron:
Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.”- thuhet në njoftim.