Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, arrestohet 27-vjeçari (VIDEO)


Një 27-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës në Durrës, pasi kishte tentuar të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë.

I riu me inicialet Xh. K. është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në ambientet përreth gjatë tentativës së tij për t’u ngjitur në skela, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por u ndal falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.