Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi i drejtohet Salianjit: Mos i shihni ngjarjet me tritol si fishekzjarre për të ardhur në pushtet


Ministri i Brenshëm Bledi Çuçi deklaroi sot në Kuvend se ngjarjet me tritol të ndodhura ditët e fundit janë të rënda, por theksoi se nuk duhen parë nga opozita si “fishekzjarrë” për të ardhur në pushtet.

“Një këshillë meqë s’kemi dhe kohë i nderuar koleg. Nuk bëhet politikë me krimin. Nuk vihet në pushtet me lajmet e kronikës së zezë. Sikundër mos i shihni ato ngjarje me tritol, që janë të rënda për nga mënyra se si kryhen, pa diskutim edhe duhet ta besojmë të gjithë bashkë, kemi një mangësi si shoqëri për zgjidhje konfliktesh. Rasti si Partia juaj është shembulli më i keq në këtë pikë. Por mos i shikoni si fishekzjarre për të ardhur në pushtet. Besoj se bëtë një lapsus kur thatë që nuk ju interesojnë vrasjet brenda familjes. E keni shumë gabim sepse vrasjet brenda familjes janë shprehje e qartë e evolucionit të shoqërisë ku jemi. Duhet të jepni shembullin tuaj në radhë të parë, shqiptarëve se si duhet t’i zgjidhim konfliktet me njëri-tjetrin.”- tha ministri Çuçi duke iu drejtuar deputetit Ervin Salianji.

Ky reagim i tij erdhi pasi deputeti i PD-së i kërkoi ministrit të japë mesazh përballë krimit që sipas tij e kanë kthyer Shqipërinë në “han me dy porta”. Ai mori rastin e Nuredin Dumanit.

“Do jepni ndonjë mesazh të fortë këtu sot përballë krimit që hedh tritol sot. A do flasësh ndonjë fjalë për Shqipërinë që është kthyer në han me dy porta për kriminelët. Edhe ky Dumani i famshëm që hynte dhe dilte nga Shqipëria po i hyrë gjemb në këmbë.

Për këto duhet folur për situatën ku ndodhet Shqipëria. A mundet ju të thoni po unë kërkoj ndjesë për dy nisma të dështuara. Po drejtuesi i SPAK e kupton? Ai tha se OFL ka pasur një mbingarkesë pune pa pasur problematika. Ai tha se e ka thënë se ka qenë kundër OFL por kur një draft kthehet në ligj ai duhet respektuar. Unë pyes për këto ju flisni për vajzën me syze, si t’i them pa syze?!”– ishin fjalët e Salianjit.