Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Portland rrëzojnë statujat e ish-presidentëve Ruzvelt e Linkoln (Video)


Demonstruesit e Black Lives Matter shënjestruan statujat e ish-presidentëve Teodor Ruzvelt e Abraham Linkoln, ndërsa marshuan nëpër rrugët e Portlandit të dielën në mbrëmje.

Pamjet tregojnë një turmë duke brohoritur ndërsa statuja e Ruzveltit, e hipur mbi një kalë, tërhiqet e rrëzohet poshtë.

Statuja u mbulua më pas me bojë portokalli. Ruzvelt është akuzuar për mbështetjen e politikave që dëbuan amerikanët vendas nga tokat e tyre.

Protestuesit më pas e kthyen vëmendjen te një statujë aty pranë e ish-presidentit Linkoln, e cila u rrëzua disa minuta më vonë.

Demonstruesit spërkatën atë me simbolin ‘Dakota 38’, me sa duket një referencë për 38 burra nga Dakota të cilët u akuzuan për sulmin ndaj kolonëve dhe më vonë u ekzekutuan gjatë Luftës së Dakotas të vitit 1862.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *