Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, i kapen doza me kokainë e kanabis


Një i ri është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale F.M. pasi gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur disa doza kokainë e kanabis të ndara në doza gati për shitje.

Policia ka kontrolluar edhe banesën e të ndaluarit ku ka gjetur një sasi lënde narkotike gati për shitje.

Njoftimi

“Në kuadër të operacionit ‘Quantity’, u arrestua në flagrancë F. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit F. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë dhe cannabis sativa, i ndante në doza të vogla, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”