Vendosni fjalën kyçe....

Pelegrinazhi në kishën e “Shna Ndout” në Laç, sot dhe nesër do të bllokohen disa akse rrugore


Sot dhe nesër, qytetarë nga e gjithë Shqipëria do të vizitojnë Kishën e Shna Ndout në Laç, për të kremtuar festën e këtij shenjti dhe konkludimin e pelegrinazhit të 13 të martave.

Shumë besimtarë e kalojnë natën pranë kishës duke e pritur atje 13 qershorin.

Për të menaxhuar situatën e trafikut dhe sigurinë publike, Policia ka marrë disa masa para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit, pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, si këmbësorë apo drejtues mjetesh, “që të respentojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, në ndihmë kjo për menaxhimin e fluksit të lartë, për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit”.

Konkretisht:

– Nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë :

Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”

Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”

Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”

Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë.

Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave” do të jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.