Vendosni fjalën kyçe....

Kultivonte kanabis mes vreshtave, arrestohet 43-vjeçari në Poliçan


Një 43-vjeçar është arrestuar pasi u evidentua se kishte kultivuar fidanë narkotike në mes të vreshtave, si dhe përgatitej për të kultivuar të tjerë fidanë narkotike.

Shtetasit R.B 43 vjeç banues në Poliçan i janë asgjësuar fidanët e kultivuar, si dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 340 fara të dyshuara narkotike që autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, do t’i kultivonte në mes të vreshtave me hardhi.

Policia sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike që iu gjet këtij shtetasi, në banesë.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në territorin e qytetit të Poliçanit, një shtetas tentonte të kultivonte fidanë narkotike, shërbimet e Policisë Poliçan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plirëz”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– R. B., 43 vjeç, banues në Poliçan, për veprat penale “Kultivimi i fidanëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat i monitorimit dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Kthesa e Nepërkës”, në mes të veshtave në pronësi të tij, shtetasi R. B. është evidentuar duke kultivuar fidanë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde, fidanë dhe 340 fara të dyshuara narkotike cannabis sattiva, të cilat do t’i kultivonte në vreshtat me hardhi, në pronësi të tij”-njofton policia.