Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të krijohet një front i bashkuar opozitar, shqiptarët të ngrihen


Pasi akuzoi multimiliarderin George Soros se ka ndërhyrë në politikën e brendshme të Shqipërisë, me qëllimin për ta “eleminuar” atë politikisht, Sali Berisha kërkon ngritjen e një fronti të bashkuar opozitar.

Gjatë konferencës së sotme për mediet, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, që e konsideron si “regjim monist”.

“Soros nëpërmjet deklaratave të njerëzve të tij përligji grabitjen e votës në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, për të larguar nga skena politike ish-presidentin dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

PD i bën thirrje shqiptarëve, që të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe mbështetjen e George Soros.

Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsiderojnë lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve si premisën më jetike për zhvillimin e tyre dhe sistemit të tyre. Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar.

PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin.

PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues.”– tha Berisha.