Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me pistoletë dhe hashash në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Fier


Një i ri është arrestuar në qytetin e Fierit, pasi gjatë kontrolit të policisë i është gjendur një armë tip pistoletë me vete. Sipas policisë, 22-vjeçari me inicialet M.G. është ndaluar në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” ndërsa po udhëtonte me makinëdhe pas kontrollit i është gjetur një pistoletë tip “Zastava” si dhe 0.8 gramë kanabis me vete.

“Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjendet dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. G., 22 vjeç, banues në Fier.

Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G. Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit M. G., i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *