Vendosni fjalën kyçe....

“Ju tregoj sa kushtonte vjet 1 kuintal grurë, vetëm 30 lekë” – Braçe thirrje qeverisë të rregullojë çmimet për bujqit ose t’u blejë prodhimin


Deputeti socialist Erion Braçe bëri një analizë të kostove që kanë bujqit këtë vit për mbjelljen e grurit, që sipas tij po ta shesin produktin me çmimin e vjetshëm do të dalin me humbje.

Braçe tha se ndërkohë që kostot kanë shkuar në 20 mijë e 200 lekë për një dynym grurë, çmimi i një kuintali grurë vjet ka qenë vetëm 30 lekë. Ky çmim nuk mund të jetë i njëjtë përsëri këtë vit dhe ai i bën thirrje qeverisë ose që Bordi i Transperencës të bëjë një analizë të situatës dhe rregullojë çmimet, ose qeveria tua blejë të gjithë grurin e prodhuar fermerëve për ëktë vit.

“Tani unë kam katër çështje me Aktin Normativ. E para dhe themelore, unë do i kërkoj këtu qeverisë publikisht që të kushtëzojë aplikimin dhe pastaj përdorimin e garancisë sovrane për të grumbulluar prodhimin vendas të drithërave.

Duke nisur nga gruri, në çdo gram të tij të prodhuar me mund dhe me sakrifica gjatë këtij viti, e duke përfunduar deri tek elbi, thekra e çdo gjë tjetër. Është nevojë jetike tani, për shkak të konjukturës ndërkombëtare, për shkak të përdorimit të drithit si armë nësoj si raketat e njësoj si tanket e artileria e rëndë atje në fushë të betejës.

Pse e kërkoj dhe cila është arsyeja e rëndë? Kostoja e këtij viti. Kostoja që i ka detyruar bujqit të mbjellin padiskutim por edhe të diskutojnë tani për çmimin. Kam që nga muaji tetor që flas vetëm për këtë gjë.

Vetëm për kostot. Sot jua kam sjellë, kjo është kostoja e grurit për një dynym. Ka dalë me 20 mijë e 200 lekë. Por ajo që do doja ta theksoja është që plehrimi bazë, plehrimi plotësues, spërkatja dhe përdorimi i mekanizmit për të kryer këto procese zë gati 60% të kësaj kostoje.

Ndaj vija këtu dhe ju shqetësoja të gjithëve për çmimin e plehrave kimike. Në rast se me këtë kosto arrihet një rendiment 5 kuintal për dynym ose 50 kuintal për hektar me çmimin e vitit që shkoi që më lejoni t’ju tregoj se sa ishte, ishte vetëm 30 lekë, 30, kaq (tregon 30 lekë para deputetëve).

Kaq, kaq ka bërë një kilogram grurë vjet tek bujqit. Kaq. Pra me çmimin e vjetshëm iu jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqve për dynym, është me humbje. Me çmimin 4 mijë lekë është po përsëri me humbje.

Me çmimin 5 mijë lekë, bujqit marrin lekët e tyre dhe iu mbeten para për të mbjellë po prap. Sezoni erdhi. Shtatori nuk është larg. Ky është problemi. Pikërisht për këtë arsye i kërkoj qeverisë të merret Bordi me rregullimin e këtij çmimi, analizimin e kostove nëse nuk iu pëlqejnë të miat. Në rast se nuk do ta bëjë këtë se kjo quhet komuniste, padiskutim të bëjë diçka tjetër. Të blejë gjithë grurin e fermerëve të prodhuar në harkun e këtij viti, për të mbuluar kostot, për të mbushur depot, për të garantuar qytetarët, për të garantuar edhe mbjelljen e sezonit të ri.”- tha Braçe.