Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Abazoviç në Ohër: Mali i Zi do futet zyrtarisht në Ballkanin e Hapur


Kryeministri Edi Rama me mbërritjen në Ohër është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Ambasadorin amerikan në Serbi Chris Hill.

Rama thotë se Abazoviç në takimin e Ohrit për Ballkanin e Hapur do zyrtarizojë futjen edhe të Malit të Zi në këtë nismë.

Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”-shkruan Rama.