Vendosni fjalën kyçe....

Franca barazon me Kroacinë


Kroacia dhe Franca kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Poljud” të Splitit, përfundoi me rezultatin 1:1,

Adrien Rabiot (52’) shënoi për francezët, kurse Andrej Kramaric (83’ – nga penalltia) shënoi për kroatët.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 1 të Ligës A, Kroacia dhe Franca ndajnë vendet tre dhe katër me nga një pikë.