Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i naftës/ Berisha thirrje anëtarëve të Bordit të japin dorëëheqjen: Bordet antikushtetuese janë shndërruar në megashushunjat e Edi Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencën e përjavshme për mediet, ku ka folur lidhur me rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të këtij bordi të japin dorëheqjen dhe të mos shndërrohen në vegla antikushtetuese të qeverisë.

“Bordet antikushtetuese janë shndërruar në megashushunjat e Edi Ramës, të cilat po vjedhin, plaçkisin, grabisin çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Mjafton të rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 185 Lekë, kundrejt 250 lekë në Shqipëri. Pra 2 mijë e 450 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe në botë përveçse në çifligun e Edi Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar Kushtetutën, duke dhunuar ligjet natyrale të tregut për të plaçkitur qytetarët e vet,së bashku me klientelën e tij.

Të dhënat e politikave që ndoqi Edi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante.

Ju keni lexuar se këto ditë se organizatat më prestigjioze të kujdesit për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm. Shqipëria nuk mund të ketë dhe asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Qytetarët vetëm paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe për të vjedhur sa më shumë qeveria me klientelën e vet. Edhe njëherë kërkoj ndërprejen urgjente të veprimtarisë së tyre. Kërkoj dhe u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë. Të mos shndërrohen në një vegël antikushtetuese të një qeverie që me veprimet e saj po njihet si një organizatë kriminale.”- deklaroi Berisha.