Vendosni fjalën kyçe....

Tirana konfirmon Shehin si trajner


Tirana do vijojë bashkëpunimin me Orges Shehin si trajner edhe për sezonin e ardhshëm.

Nën drejtimin e Shehit, Tirana fitoi titullin e 26 të superiores këtë vit.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm”-njofton klubi.

Për Shehin ky ishte titulli i parë në rolin e trajnerit.