Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër borxh tek BB, qeveria kërkon 40 milionë dollarë për projektin mbi “jetesën e pavarur”


Qeveria shqiptare ka kërkuar 40 milionë USD të tjera tek Banka Botërore për një projekt të caktuar si “Shërbimet e Integruara për Jetesën e Pavarur”.

Referuar dokumenteve projekti parashikohet që të kalojë fazën paraprake në tetor të këtij viti dhe më pas të merren në konsideratë nga bordi vitin tjetër.

“Ky projekt i propozuar do të synonte përmirësimin e efikasitetit të ndihmës sociale duke zgjeruar aplikimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në mbarë vendin dhe rishikimin e të gjitha përfitimeve të aftësisë së kufizuar për të ofruar mbështetje më efektive, përditësim të sistemit të Ndihmës Eknonomike (NE) për të siguruar mbështetje më efektive, duke përmirësuar përshtatshmërinë e përfitimit dhe vendosjen e dispozitave që do të lejojnë NE të zgjerohet me shpejtësi në përgjigje të goditjeve të ardhshme”, thuhet në dokumentin prezantues të projektit.

Po kështu ky i fundit i do të mbështeste gjithashtu ofrimin e shërbimeve sociale të integruara dhe mbështetjen e punësimit duke zgjeruar mbulimin e shërbimeve sociale cilësore dhe programeve të punësimit për përfituesit e NE për të promovuar aktivizimin e tyre dhe për personat me aftësi të kufizuar për të promovuar jetesën e tyre të pavarur, duke pilotuar ndërkohë edhe prezantimin e menaxhimit të integruar të rasteve për të siguruar që përfituesit individualë të marrin gamën e plotë të përfitimeve dhe shërbimeve që ata kërkojnë.

Propozohet që projekti të përbëhet nga katër komponentë. Komponenti i parë do të mbështeste zbatimin e Strategjisë së NE në mbarë vendin duke: (i) mbështetur parashikimin e mbështetjes për nxitjen e punësimit për përfituesit e NE; dhe (ii) përmirësimin e efikasitetit të NE, duke përfshirë forcimin e aftësisë së tij për t’iu përgjigjur goditjeve të shkaktuara nga klima.

Komponenti i dytë do të forcojë sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe do të mbështesë ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, me fokus mbështetjen e specializuar, për të promovuar jetesën e tyre të pavarur.

Komponenti i tretë do të mbështesë menaxhimin e projektit. Komponenti i katërt do të jetë një Komponent me kosto zero i reagimit në urgjencë (CERC)./N.Maho

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor