Vendosni fjalën kyçe....

Milani barazon ndaj Cremoneses, Napoli nis shkëputjen në krye të Seria A


Milani nuk ka shkuar më tej se barazimi pa gola ndaj Cremoneses.

Kampionët në fuqi të Seria A nuk mundën të merrnin më shumë se një pikë e cila i mban provizorisht në vendin e dytë.

Nga ana tjetër Napoli nuk lëshon pe duke marrë fitoren e radhës ndaj Empolit me rezultatin 2-0.

Me tre pikët e mara napoletanët kanë nisur shkëputjen në kryesimin e kampionatit italian.

Në sfidën tjetër të sotme, Udineze barazoi 1-1 me Spezian.