Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, ndërron jetë shtetasi anglez


Një shtetas anglez i cili po pushonte në një nga hotelet në fshatin bregdetar të Dhërmiut ka rënë nga kati i tretë.

Policia njofton se turisti ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.