Vendosni fjalën kyçe....

Bie në kanal “Porsche”-i te kthesa e Patosit, plagoset 29-vjeçari


Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Fier-Patos, ku një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Kthesa e Patosit. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe për shkak të plagëve të marra, është dërguar për në spitalin e Fierit.

 “Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip ‘Porsche’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Megjithayë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.