Vendosni fjalën kyçe....

Argjentina fiton “Finalissiman” përballë Italisë


Argjentina ka arritur të shënojë fitore ndaj Italisë në “Finalissiman” me rezultat 0:2.

Kështu, Messi fiton trofeun e dytë me Argjentinën, pas triumfit në ‘Copa America’ vitin e kaluar.

Lautaro Martinez realizoi në minutën e 28-të të ndeshjes pas asistimit nga Lionel Messi.

Në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi Di Maria, duke u asistuar nga Lautaro Martinez pas një aksioni të bukur.

Në fund, Argjentina me Messin iu gëzua një trofeu tjetër, teksa bëhet gati për Kupën e Botës që nis në nëntor.