Vendosni fjalën kyçe....

Imeraj: Kërkova të hetoheshin pretendimet për përgjime dhe shantazh


Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj deklaroi në emisionin Repolitix se apelimi i vendimit të KPK që e konfirmoi në detyrë nga ana e ONM ka qenë një proces i stisur.

Ajo tha se kërkoi të hetohej se kush nxori lajmet e rreme për ish-prokuroren.

Imeraj theksoi se hetimin e ka kërkuar edhe për pretendimet për përgjim dhe shantazh.

“Nuk mund t’i jepen lajme të rremë njerëzve. Unë i kërkova KPA pikërisht hetimin se kush i nxori lajmet e rreme për mua. Unë jam dakord që të mbaj përgjegjësi. Por që të bazohet mbi denoncimi anonime, mbi një tymnajë të një apelimi të stisur dhe pastaj të shkarkohesh për 3 kriteret kjo është shumë për mua. Apelimi është bërë mbi këto denoncime. Unë edhe pas konfirmimit në KPK kam depozituar kallëzim penal në organe për të gjithë pretendimet, për përgjim, për shantazhin. Të sqarohej gjithçka”-deklaroi Imeraj.

Elisabeta Imeraj tha nuk e kupton se pse ndërkombëtarët pranë ONM kërkonin shkarkimin e saj.

“Nuk e kam sot një përgjigje për këtë pyetje. Unë nuk kam pasur asnjë problematikë në asnjë lloj procesi me ndërkombëtarët. Unë kam pasur bashkëpunim si prokurore gjithmonë. Unë këtë nuk arrij ta kuptoj. E ripërsëris unë kam kërkuar hetim për akuzën se unë kam përgjuar vëzhguesin e ONM. Kam kërkuar sqarim deri në fund. Gjendesh në një situatë që nuk mund të mbrohesh dot. Je para një situata të çuditshme. Dhe vënia e individit në këtë lloj situata kur nuk mbrohet dot atëherë jemi në një proces të parregullt”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.