Vendosni fjalën kyçe....

Prova i shkon keq, rrëzohet në liqen fluturuesi francez (Video)


Francezi fluturues Franky Zapata, i cili bëri histori duke u bërë personi i parë që kaloi kanalin anglez me një mjet fluturues të shpikur nga ai vetëë, është plagosur pasi është përplasur në një liqen teksa tregonte shpikjen e tij.

Zapata, 43 vjeç, pësoi lëndime pasi u duk se humbi kontrollin gjatë një ekspozite në Liqenin Biscarrosse, në Landes, Francë, të shtunën.

Një video e incidentit e postuar në Twitter, tregon Zapatan e veshur me një kostum të plotë dhe helmetë, duke u ngritur me shpejtësi dhe duke fluturuar lart në ajër.

Media franceze Sud Ouest raportoi se Zapata ishte i vetëdijshëm dhe zyrtarët më vonë u thanë gazetarëve se ai po tregonte gjedje të mirë shëndetësore edhe pse është dërguar në spital.

Paraqitjet e mëtejshme të planifikuara nga Zapata janë anuluar, tha kryebashkiakja e Biscarrosse, Hélène Larrezet për mediat vendase.

Ish-rezervisti i ushtrisë dhe kampioni i motorëve të ujit bëri emër pas një kalimi të suksesshëm dhe të guximshëm të Kanalit Anglez me pajisjen e shpikur prej tij në vitin 2019.

Ai fluturoi me një shpejtësi prej rreth 140 kilometrash në orë, duke qëndruar të paktën 14 mera mbi ujë, drejt shkëmbinjve të bardhë të Doverit nga plazhi Sangatte, në Calais.