Vendosni fjalën kyçe....

Media britanike: Presidenti rus ka vetëm tre vite jetë, është shumë i sëmurë


Presidenti rus Putin thuhet se është paralajmëruar se ka deri në tre vite jetë, pasi burimet e inteligjencës ruse po shqetësohen gjithnjë e më shumë për udhëheqësin e tyre të sëmurë, shkruan britanikja Daily Mail.

Një oficer i FSB-së e përshkroi gjendjen e presidentit rus si një ‘formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi’, pasi spekulimet u shtuan se Putini vuante nga një formë e sëmundjes së rëndë në mes të pushtimit të Ukrainës.

Spiuni shpjegoi se shefit të Kremlinit i kanë mbetur ‘jo më shumë se dy deri në tre vjet’ dhe ai gjithashtu po humbet shikimin.

Lajmi për sëmundjen vdekjeprurëse të liderit rus doli si pjesë e një mesazhi sekret nga agjenti rus drejtuar të arratisurit dhe ish-agjentit të FSB-së Boris Karpichkov.

Mesazhi paralajmëroi se Putini po kundërshton të mbajë syze nga frika se do pranonte një formë dobësie dhe ai tani po sulmon vartësit e tij me ‘tërbim të pakontrolluar’.

Zhvillimet vijnë pasi lajmet për përkeqësimin e shëndetit të tij vazhdojnë të dalin jashtë Rusisë nga një kanal Telegram që pretendon se ka burime brenda Kremlinit.

Putin thuhet se iu nënshtrua një operacioni ‘të suksesshëm’ të kancerit këtë muaj dhe po shërohet pas këshillave të mjekëve se trajtimi ishte ‘thelbësor’, sipas kanalit Telegram General SVR.