Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të huajt nuk më kanë uruar asnjëherë për zgjedhjen në krye të PD


Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme është pyetur se pse nuk është uruar nga ambasadat e huaja pas zgjedhjes në krye të PD-së.

Berisha tha se nuk mban mend të jetë uruar nga ambasadat sa herë është zgjedhur në krye të PD-së.

Asnjë lloj veçantie, nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të kem patur ambasadorë që të më kenë uruar. Por unë në memorien time nuk mbaj mend ndonjëherë që të jem uruar”-deklaroi Berisha.

Por nuk rezulton se të huajt nuk kanë uruar për zgjedhjen e një kryetari në krye të PD pasi vitin e kaluar PPE uruan kur Lulzim Basha u zgjodh si kreu i PD-së pas humbjes së 25 prillit 2021. Pretendimi i Berishës hidhet poshtë nga deklarata e Partive Popullore Evropiane. 

Më 31 maj, Partitë Popullore Europiane do të zhvillojnë një takim ku pjesë e agjendës do të jetë edhe Partia Demokratike.

PD do të përfaqësohet në këtë mbledhje nga Jorida Tabaku e cila ka marrë ftesën si nënkryetarë e Partisë Demokratike, Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas së PD-së, dhe nga Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së.

Lidhur me këtë mbledhje, Berisha i cili u pyet pse nuk ka marrë i pjesë tha: “PPE siç e dini mban një qëndrim neutral, por zëri ynë në PPE do të jetë i pranishëm“.