Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët do të ndahen edhe në spitale/ Brataj zbulon planin: Trauma në dispozicion të tifozëve të Romës, Sanatoriumi për holandezët


Tifozët e skuadrave të Feyenoord dhe të Romës do të ndahen edhe në spitale. Kjo për të shmangur përleshjet e mundshme mes tyre edhe në spital.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri me dije planin gjatë një interviste për “Report Tv”.

Ai tha se nëse do të ketë sërish përplasje të tifozëve si mbrëmjen e kaluar, planet e gatishmërisë së shëndetësisë janë që të bëhet një ndarje e tyre në spitale. Spitali i Traumës të jetë në dispozicion të tifozëve të Romës ndërsa Sanatoriumi për ata të Feyenoordit.

 “Janë tre plane, është i asistencës brenda stadiumit ku janë përfshirë 7 ekipe fikse në dhomat e stadiumet, ka një shtrat për çdo qendër nëse ndonjë person do të përkeqësohet, janë 8 ekipe të lëvizshme në çdo unazë të stadiumit, 2 autoambulanca, një për futbollistët në tunel dhe një në pjesën e jashtme të stadiumit nëse do të jetë e nevojshme do të trasnferohet ndonjë pacient, edhe ambulanca do të spostohet në infermierinë e përgjithshme.

Sa i përket planit të qytetit, janë tre Fan Zone, tek Amfiteatri me tifozët e Romës, tek pedonalja janë të Feyenoordit dhe te Sheshi Skënderbej është e hapur për qytetarët, shqiptarë apo të huaj. Këto kanë nga një autoambulancë përkatëse. Të gjithë ato që kemi në dispozicion për qytetin vijojnë punën e tyre. Kemi çuar dhe një tjetër në aeroport.

Plani i tretë është i spitaleve dhe siç UEFA veproi me organizimin e tifozerive, e njëjta është bërë me spitalet. Spitalet janë ndarë se nëse ka zënkë, meqë italianët janë të shumtë në numër të jetë në dispozicion spitali i Traumës dhe për hollandezët të jetë Sanatoriumi. Nëse do të ketë të infektuar me Covid, do të shkojnë drejt QSUT.”– tha Brataj.

Ndeshja finale mes Romës dhe Feyenoord do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.