Vendosni fjalën kyçe....

Nis futja e tifozëve në stadium, grupe të mëdha marshojnë në bulevard (Video)


 

Ka nisur futja e tifozëve italianë e holandezë në stadiumin ‘Air Albania’ ku mbrëmjen e sotme në orë 21:00 do zhvillohet finalja e Conference League Roma-Feyenoord.

Prej dy ditësh tifozët e mbërritur në Tiranë janë përfshirë në episode të dhunshme që kulmuan ditën e djeshme.

Dhjetëra forca policie janë lënduar në përpjekjen për të mbajtur nën kontroll tifozët që janë përplasur jo vetëm me rivalët po edhe me qytetarë të ndryshëm shqiptarë.

Po kështu ka pasur jo pak dëme materiale në ngjarjet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

*Video Credit: Syri