Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Bota nuk ka vendosur ende sanksione që do bënin Rusinë të paguante për veprimet e saj


Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, bota nuk ka vendosur ende sanksione të mjaftueshme kundër Federatës Ruse që do ta bënin atë të paguante për veprimet e saj agresive.

“Kështu që Rusia dhe çdo agresor tjetër i mundshëm që dëshiron të zhvillojë një luftë brutale kundër fqinjit të tyre ta dijë saktësisht se në çfarë çon kjo. Unë mendoj se sanksione të tilla nuk janë vendosur ende kundër Rusisë. Dhe ato duhet të vendosen. Embargoja ndaj naftës ruse, bllokada e plotë e të gjitha bankave pa përjashtim, braktisja e plotë e sektorit rus të IT, ndërprerja e plotë e tregtisë me agresorin. Duhet të jetë një precedent i presionit sanksionues, i cili do të funksionojë bindshëm për të ruajtur paqen për dekadat e ardhshme.”– tha Zelensky gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, citon Ukrinform.

Sipas tij, është e nevojshme të krijohet një precedent për tërheqjen e plotë të të gjitha bizneseve nga tregu rus, në mënyrë që markat e vendeve të botës të mos lidhen me krime lufte, në mënyrë që zyrat, llogaritë, mallrat e tyre të mos përdoren nga kriminelët në interesat e tyre “të përgjakshme”.

“Vlerat duhet të kenë rëndësi. Sidomos kur shpërthen një luftë në shkallë të gjerë dhe tregjet globale destabilizohen sepse dikush neglizhon vlerat. Të gjithë i mbajnë humbjet.“- tha Zelensky.

Presidenti Zelensky tha se vendi i tij i ofron çdo kompanie që do të largohet nga Rusia të vazhdojë të operojë në Ukrainë.

“Do të fitoni akses jo vetëm në tregun tonë prej 40 milionë konsumatorësh, por edhe në tregun e përbashkët të Europës, dhe në të njëjtën kohë markat dhe pozicionet tuaja vetëm sa do të përforcohen pasi vërtet mbështesni mbrojtjen e lirisë.”– tha Zelensky.