Vendosni fjalën kyçe....

Protestë para parlamentit kundër dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit: Do mbledhim firma për referendum, po grabitemi


Ashtu siç ishte lajmëruar që mbrëmjen e djeshme, para parlamentit po zhvillohet një protestë kundër dhënies me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit, teksa sot në parlament pritet të miratohet dhënia e tij te Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit,e  cila që prej themelimit të saj ditë më parë kërkon që koncesioni të anulohet.

Ish-kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje.

Ai shton se në krye të këtij projekti qëndron një antishqiptar dhe se ky plan është qesharak.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve.” – tha Baçe.

Ndërsa anëtari tjetër i aleancës Aulon Kalaja tha se po mendohet për mbledhjen e firmave për referendum.

“Ne po diskutojmë mbledhjene  firmave për ndonjë referendum të mundshëm. Jei në bisedime për të mbledhur mbi 50 mijë firma, që të mos jemi në nivelin e populizmit vetëm. a jepet Koloseu me PPP, e jepet Akropoli me PPP. Jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj kauze. Kjo nuk është një çështje stomaku po shpirti dhe e do qëndrojmë deri në fund.” – tha një nga anëtarët e aleancë, Aulon Kalaja.